What investment option or options qualify?
The qualifying option is an investment in the Republic of Albania under the investor residence-permit route. Article 85/1 makes the permit subject to the statutory employment, wage, business-solvency and tax conditions, while the monetary value of the investment is set by a joint instruction of the minister responsible for public order and security and the minister responsible for the economy.
See recorded sources
- The current consolidated law does not itself state the investment amount because Article 85/1(5) delegates that value to a joint ministerial instruction.
- Law 79/2021 as amended by Law 43/2025, Article 85/1
Neni 85/1 **Leja e qëndrimit për investitorë** *(Shtuar me ligjin nr. 43/2025, datë 26.6.2025)* 1. I huaji pajiset me leje qëndrimi si investitor për herë të parë me një afat kohor dyvjeçar kur: a) bën një investim në Republikën e Shqipërisë; b) raporti i të punësuarve në aktivitetin ekonomik të jetë për çdo të huaj pesë shtetas shqiptarë dhe ky raport të ruhet edhe në bordin drejtues dhe organet e tjera drejtuese ose kontrolluese; c) paga e tyre të jetë të paktën sa mesatarja e pagës së paguar në Republikën e Shqipërisë për këto poste të vitit pararendës; ç) subjekti të zotërojë dokumente të rregullta, me të cilat të provojë se aktiviteti i tij nuk është me humbje, si dhe dokumente të rregullta të regjistrimit dhe shlyerjes së detyrimeve në organet tatimore. 2. Leja e qëndrimit si investitor ripërtërihet me afat kohor trevjeçar, nëse nuk kanë ndryshuar kushtet për të cilat është dhënë leja e mëparshme. 3. I huaji pajiset me leje të përhershme qëndrimi pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së lejes së dytë me afat trevjeçar, nëse nuk kanë ndryshuar kushtet për të cilat është lëshuar leja e fundit e qëndrimit. 4. Në rastet kur investitori i huaj nuk i plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 87 të këtij ligji, dhe nëse nuk kanë ndryshuar kushtet për të cilat është lëshuar leja e fundit, i huaji pajiset me leje qëndrimi me afat dyvjeçar, e ripërtëritshme me afat trevjeçar. 5. Vlera e investimit përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe sigurisë publike dhe ministrit përgjegjës për ekonominë.
